Aktualitet

Shijak/ Kryetari i Bashkisë Elton Arbana në takim me qytetarët në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë”

Në kuadër të turit të takimeve “Punët për Shqipërinë”, Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, si dhe të deleguarit të Partisë Socialiste për qarkun Durrës, Blendi Klosi zhvilluan një bashkëbisedim me qytetarët.

Gjatë takimit, Arbana theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me komunitetin, duke nënvizuar se çdo qytetar duhet të ketë mundësinë të shprehë problematikat, shqetësimet dhe sugjerimet e tij.

Një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte procesi i legalizimeve, ku u theksua angazhimi për të vijuar me ritme të larta në dorëzimin e dosjeve. Po ashtu, vëmendje iu kushtua Paketës së Maleve, e cila po ecën pozitivisht përmes aplikimeve, duke u krijuar banorëve mundësi për të investuar në pronat e tyre.
Në fokus të diskutimeve ishin edhe investimet në infrastrukturë, si asfaltimi i rrugëve rurale, si dhe çështje që lidhen me rritjen e pagave dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës.

Në përfundim, Kryetari Arbana u shpreh se bashkia do të vijojë të jetë pranë qytetarëve, duke i dëgjuar dhe duke punuar së bashku për një Shijak më të zhvilluar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button