Aktualitet
Dita e dytë pa humbje jete nga COVID, Manastirliu jep lajmin e mirë

Sot është dita e dytë kur vendi ynë nuk ka pasur humbje jete për shkak të koronavirusit. Ky lajm i mirë është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manastirliu tha se do të vijohet gradualisht me planin për lehtësimin e masave anti-covid.
MESAZHI i MANASTIRLIUT
Një tjetër lajm i mirëdita e dytë pa humbje jete
#Vijojmë me planin gradual të lehtësimit të masave nga 1 Qershori, por duke monitoruar me kujdes situatën e pandemisë.





