Aktualitet

Nuk siguroi dot asnjë mandat, Nard Ndoka: Heq dorë nga drejtimi i PDK-së

Nard Ndoka në një dalje televizive ditën e sotme ka deklaruar se do të heqë dorë nga drejtimi i Partisë Demokristiane pasi kjo e fundit nuk arriti që të siguronte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

Unë e konsideroj mision të mbyllur, pasi i besova verbërisht Bashës. Edhe nëse opozita do të ishte fituese, prapë do ta bëja. Në shtator-tetor do mblidhet kongresi dhe do të zgjidhet kryetari i ri,” tha Ndoka.

Gjithashtu, ai ka bërë përgjegjës kreun e PD-së Lulzim Basha për humbjen e zgjedhjeve ndërsa shtoi se një ndër gabimet ishte mos dalja në koalicion me LSI-në.

I besova të ardhmen e PDK-së Bashës dhe kjo është e pafalshme për mua. Faji është imi, sepse i besova verbërisht Lulzim Bashës. Një ndër gabimet ishte mos dalja në një koalicion me LSI-në. Ky është dëmi më i madh që iu bë opozitën, frymës, duke na penalizuar në raport me një kundërshtar që nuk po garonte me programe me ide, po me njerëz të lidhur me krimin, duke blerë vota.” 

Në këto zgjedhje, Nard Ndoka mundi të fitonte vetëm 228 vota preferenciale. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button