Reshje intensive shiu të shtunën, Peleshi: Në gatishmëri të plotë për çdo situatë

Bazuar në informacionet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, ku njoftoi se gjatë ditës së shtunë (20 janar) parashikohen reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi siguron se janë marrë të gjitha masat për të shmangur çdo problematikë si pasojë e reshjeve.
Përmes një postimi në Facebook, Peleshi bëri të ditur se Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.
“Bazuar në informacionet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, gjatë ditës së shtunë parashikohen reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit. Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.
Çdo qytetar të komunikojë me strukturat vendore në rast nevoje. Në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate”, shkruan Peleshi.





