Aktualitet

Çështja “Gërdeci”, Shkëlzen Berisha mbërrin në GJKKO

Shkëlzen Berisha ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci”. Berisha nuk ka folur për gazetarët por u tha atyre se do të flas pasi të përfundojë dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme.

Ai duhet të dëshmojë në lidhje me faksin që ish-ministri Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë Fatmir Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën”.

Kujtojmë se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është vënë nën akuzë nga SPAK për çështjen “Gërdeci”, ku nga shpërthimi i ndodhur në fabrikën e municioneve atje, humbën jetën 26 persona.

Mediu po gjykohet në GJKKO për çështjen “Gërdeci” për dy akuza atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button