Aktualitet

Plagosja me armë në zonën e Shkollës së Bashkuar, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Është zbardhur plotësisht plagosja e djeshme në zonën e Shkollës së Bashkuar, ku një konflikt mes fqinjëve përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit.

Ka qenë Astrit Dautaj, 53 vjeç, ai që ka hapur zjarr ndaj Ilirjan Dostit, 45-vjeç, teksa autori është shpallur në kërkim nga policia.

Të plagosurin e përshkoi plumbi në zonën e barkut, por fatmirësisht ka arritur të shpëtojë dhe të jetë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”. Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit.

NJOFTIMI I POLICISË – Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë dje, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit I. D., 56 vjeç, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 53 vjeç, si autor të dyshuar të plagosjes. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button