Aktualitet

Aksident në Kroaci, autobusi me targa të Kosovës del nga rruga: 10 viktima dhe mbi 30 të lënduar

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën “Slavonski Brod”, në Kroaci.

Një autobus me targa të Kosovës ka dalë nga rruga dhe për pasojë 10 pasagjerë kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 30 persona janë transportuar në spital.

Mësohet se autobusi i aksidentuar është i linjës Frankfurt-Prishtinë.

Shefi i Policisë Rrugore, Franjo Galic i cili ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes deklaroi se ky është një aksident shumë i rëndë automobilistik, “Një nga më të vështirët me të cilët jam përballuar”, ka thënë ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button