Aktualitet

Fundjava me shi, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të shtunë do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të pakta shiu.Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të shtohen, duke bërë që reshjet të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin.Reshje më të dendura shiu do të ketë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button