Aktualitet

Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

Në ceremoninë ku mori pjesë Zv.kryeministrja Albana Koçiu, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, si dhe zyrtarë të lartë të Policisë e partnerë, u bë prezantimi dhe betimi i Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Ndërsa parashtroi prioritetet e detyrës së re, kryepolici i ri u zotua për luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit duke nisur nga vet radhët e Policisë së Shtetit.

Prioritetet tona janë të qarta:  Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke filluar nga radhët tona;  Rritje akoma më shumë e parametrave të sigurisë në shkolla dhe në çdo komunitet; Forcimi i rendit dhe i sigurisë në të gjithë territorin e vendit;  Modernizimi i Policisë përmes teknologjisë, përfshirë projektin madhor  “Smart City” dhe trajnimeve, sipas standardeve më të mira evropiane;  Rritje akoma më shumë e transparencës dhe e përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve; Mbështetje dhe motivim për çdo punonjës policie që kryen detyrën me ndershmëri e përkushtim. Forcimi më tej i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button