Aktualitet

Ushtarakët e Forcave të Armatosura neutralizojnë agresorin në rrugën e Rinasit

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Rinasit, rreth 300 metra larg mbikalimit.

Sipas dëshmisë së një qytetari, një person ka përplasur katër automjete dhe më pas ka dalë në rrugë duke kërcënuar dhe ndjekur kalimtarë të rastit me një hanxhar.

Për fat të mirë në vendngjarje, në mënyrë të rastësishme, ndodheshin tre efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët dyshohet se i përkasin forcave speciale të Marinës. Ata kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar personin, i kanë hequr hanxharin dhe i kanë vendosur prangat, duke e mbajtur nën kontroll deri në mbërritjen e Policisë.

Më pas, efektivët e policisë kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë, situata është vënë nën kontroll dhe është shmangur një ngjarje edhe më e rëndë.

Mesazhi i qytetarit:

“Joq pershendetje! Kam nje rast qe dua ta publikoni urgjent ju lutem! Para 20 min ne rrugen e rinasit ishte nje person me nje hanxhar ne dor qe kishte perplasur disa automjete dhe kercenonte kalimtaret e rastit me hanxhar. Aty rastesisht ishin 3 efektiva te forcabe te armatosura me saktesisht me sa morem vesh ishin efektiv te forcave speciale te marines detare grupit te bordingut qe nderhyn dhe e neutralizuan duke i hequr hanxharin qe mbante ne dor dhe i vun prangat dhe e mbajten te neutralizuar deri sa erdhen policia qe ben shoqerimin e tij

Ishte diku 300 m larg mbikalimit te rinasit. Ata cunat e ushtris ishin rastesisht aty. Ai kishte perplasur 4 automjete tjera dhe kishte dal me hanxhar ne dor dhe ndiqte njerezit e rastesishem aty Burimi : JOQ

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button