Aktualitet

Rama tregon porosinë për kryebashkiakët

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjithë qytetarët e Sarandës për mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij Rama zbuloi edhe porositë që i ka dhënë kryebashkiakëve të të gjitha bashkive.

Rama tha se së pari të gjithë kryebashkiakët pikën e parë të programit të tyre duhet të kenë njerzillëkun.Programi i çdo kryetari bashkie që ka dalë fitues në 14 maj në pikën e parë duhet të ketë njërzillekun. Çdokush që troket në bashki duhet të trajtohet më mirë se kryetari i bashkisë, nëse ndodh kjo ia kemi arritur qëllimit. Hallin që nuk ma zgjidh, të paktën ma qaj. Kur dikush na zgjidh hallin i themi 1 herë faleminderit, kush na e qan hallin, 10 herë faleminderit”, tha ai.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button