Aktualitet

Tre kandidatët për kryepolicin e ri, vendoset mes Hitaj, Panganikës dhe Vocajt

Tre kandidatët për kryepolicin e ri, vendoset mes Hitajt, Panganikës dhe Vocajt

Gara për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka hyrë në fazën vendimtare, me tre kandidatët që kryesojnë listën: Toninit Vocaj, Lorenc Panganikës dhe Skënder Hitajt.

Sipas raportimeve, lista me emrat finalistë i është përcjellë kryeministrit nga ministri i Brendshëm. Vendimi përfundimtar tashmë i takon kreut të qeverisë, i cili do të përzgjedhë drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit.

Pritet që vendimi të merret brenda javës, duke mbyllur një proces konkurrimi ku morën pjesë 14 kandidatë për një nga postet më të rëndësishme në fushën e rendit dhe sigurisë.

Sipas ekspertëve të fushës, të tre kandidatët në garë konsiderohen figura me eksperiencë dhe integritet profesional, çka e bën përballjen mes tyre mjaft të fortë. Megjithatë, cilido që do të marrë detyrën, do të përballet me sfida serioze.

Pas largimit të Ilir Prodës, drejtori i ri do të ketë përpara një mision të vështirë: reformimin e strukturave dhe goditjen e ndikimit të rrjeteve kriminale, të cilat kanë depërtuar në segmente të ndryshme të policisë gjatë drejtimit të Ilir Prodës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button