Aktualitet

E RËNDË/ Automjeti i OSHEE bie në lumin Drino, humbin jetën dy elektriçistët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër. Një automjet i OSHEE, me dy pasagjerë, është rrëzuar në lumin Drin përballë fshatit Lazarat. Mjeti kishte brenda dy punonjës të OSHEE në rajonin Gjirokastër të cilët ishin duke inspektuar zonën lindore te luginës pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike.Dy elektriçistët Selfo Kallfa dhe Ismet Isara shkuan të ndërhynin në linjë, por për shkak të terrenit te keq dhe erresires, mjeti me te cilin leviznin dy punonjesit e OSHEE, ka rene ne kontakt me nje rruge te deformuar prane bregut te lumit dhe e kane pasur te pamundur per te manovruar mjetin. Ky i fundit ka rene ne rrjedhen e lumit ne thellesi nderkohe qe dy elektricistet nuk kane mundur dot te dalin. Është kërkuar ndihma e polumbistëve nga Tirana për të nxjerrë trupat.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button