Aktualitet

Tensione në Kryesinë e Kuvendit, Garda pengon deputetët e përjashtuar të PD të futen brenda, Flamur Noka kapërcen kangjellat

Tensione në Kryesinë e Kuvendit mes deputetëve të PD dhe Gardës së Republikës. Këta të fundit nuk lejojnë deputetët e përjashtuar të futen në ambientet e brendshme, ku ditën e sotme do të mbahen disa komisione.

Ata kanë debatuar me Gardën ndërsa në një moment deputeti Flamur Noka kapërceu kangjellat e rrethimit dhe u fut në Kryesi.

Pjesë nga debati:

“Kish e ka dhënë urdhrin? Për çfarë rrini atje, shko merr shkresën, kush na ndalon?”, thotë Bardhi dhe Vokshi.

“Është parlamenti fytyra e vërtet e fytyrës Rama-Linda”, dëgjohet të thotë Berisha.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button