Aktualitet

Berisha: Nesër mbushim sheshin si asnjëherë më parë. Edi Rama: Marrëzi e paguar nga Rusia

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përsëritur edhe një herë se opozita do të dalë për të protestuar ditën e nesërme, kur do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Sipas tij, populli opozitar do t’i mbushë rrugët e sheshet për të mbrojtur vlerat europiane, tmerrësisht të rrezikuara sipas tij nga kryeministri Edi Rama. Lideri i demokratëve paralajmëroi se ditën e nesërme, rrugët do të mbushen si asnjëherë më parë.

“Samti përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat, idealet demokratike të saj, por nesër ne populli opozitar, do të mbushë rrugë dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste të fuqishme, pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane. Nesër është dita e qytetarëve që aspirojnë për liri dinjitet, shqiptarëve që besojnë se Shqipëria është një tokë e bekuar që me mirësitë dhe rezervat e saj mund të begatojë kombin me kushtin e vetëm. Të ketë një qeverisje demokratike, të ketë një qeverisje të palidhur me krimin siç është qeveria e Edi Ramës”,tha Berisha.

Dje në një bashkëbisedim me gazetarët dhe qytetarët që e ndjekin në rrjetet e tij sociale, kryeministri Rama e cilësoi protestën e paralajmëruar nga Sali Berisha, si një marrëzi dhe mision që është marrë përsipër nga të paguarit prej Rusisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button