Aktualitet

Studentët u nxorrën nga konviktet për afganët, Rama: Shpifje e ulët, ajo dorë që e shpiku është turpi i shqiptarisë

Kryeministri Edi Rama ka mohuar se studentët janë nxjerrë jashtë ambienteve të konvikteve të Qytetit Studenti në mënyrë që ambientet të përgatiteshin për pritjen e emigrantëve afganë.

Në një status në Twitter, Kreu i Qeverisë shkruan se kjo dorë që bën këto shpifje është turpi i Shqiptarisë.

“Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikimi i të drejtës së dorës që para 30 vjetësh ka vulosur ngjarje më të zeza të prodhuesit shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është #TurpiiShqiptarisë”, shkruan Rama.

Vetë kryebashkiaku Erion Veliaj ka pranuar se konviktet e QS-së janë liruar për të pritur afganët, por sipas tij studentët janë transferuar në një godinë të vetme.

Vetëm një ditë më parë në të gjitha rrjetet sociale qarkulluan foto të studentëve me valixhe në duar, të cilët ishin të detyruar të braktisnin konviktet.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button