Aktualitet
Rama poston pamje nga kantieri në Fushë Krujë: Një zonë cilësore rezidenciale për të prekurit nga tërmeti

Mëngjesin e kësaj të premte kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga kantieri i Fushë Krujës ku thotë se lagja e re po merr hap pas hapu formën e një zone cilësore rezidenciale për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Në to do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, teksa tashmë më shumë se 1 vit nga ajo ditë tragjike lagjia e rindërtimit në Fushë-Krujë s’ka përfunduar ende.
“Mirëmëngjesi, dhe me lagjen e re të Rilindjes së Fushë-Krujës, që pas tragjedisë së një viti më parë, po merr hap pas hapi formën e një zone cilësore rezidenciale për familjet e prekura nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.




