Aktualitet
Shqipëri-SHBA, marrëveshje të re ekstradimi pas 87 vitesh

Ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, kanë firmosur marrëveshjen e re të ekstradimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila zëvendëson traktatin e vitit 1933 të nënshkruar nga Faik Konica.
Me marrëveshjen e re pas 87 vitesh, përditësohen kategoritë e veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët respektive.
Në këtë listë, do të përfshihen edhe veprat penale me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një viti ose për një dënim më të rëndë.




