VORË: Kryebashkiaku Blerim Shera diskuton paketen fiskale 2024 me grupet e interesit

Proçesi i buxhetimit me pjesëmarrje, ka vijuar në një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit dhe grupet e interesit në Njësinë Administrative Prezë, Bërxull – Domje dhe Vorë, ku është diskutuar për paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2024, njëkohësisht dhe për projekt-buxhetin e vitit 2025-2026.
Kryetari i bashkisë Z. Blerim Shera pohoi se:
Qëllimi që jemi mledhur sot me bizneset dhe grupet e interesit është paketa fiskale, pasi ju jeni baza ekonomike e bashkisë, por dhe e shtetit. Ne vazhdojmë të kemi një ekonomi të qëndrueshme gjatë këtyre viteve dhe pse kemi qenë në vështërsi ekonomiko-financiare, që ju tashme i dini. Kemi pasur një zhvillim të zonës industriale për sa i përket bizneseve të reja të mesme dhe jemi një trend për shumë biznese, të cilat e shohin Vorën si potencial për shumë zhvillime, përsa i përket infrastrukturës që ka zona industriale, punëtorisë,etj,’’
Ne si bashki, jemi përpjekur maksimalisht të bëjmë më të mirën tonë për t’i ardhur në ndihmë bizneseve dhe qytetarëvë, për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm, për t’i dhënë mundësi dhe pole të tjera zhvillimi.
Patjetër që në paketën tonë fiskale, ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm disa nga tarifat tona kryesore ashtu siç, është tarifa e pastrimit.
Me buxhetin e ri që parashikojmë e me paketën e re fiskale që parashikohet, ne do të vazhdojmë të mbështesim nga fonde të tjera, pra nga të ardhurart tona sekondare, tarifën e ndricimit, pastrimit dhe tarifën e gjelbërimit.
Prandaj jemi mbeldhur sot këtu, për të diskutuar për këto tarifa, por edhe për të marrë nga ju ato kërkesa që do të kenë bizneset, sidomos ato që janë më të përqëndruara për infrastrukturën, që ne do t’i planifikojmë në buxhetin tone të vitit 2024 për buxhetimin me pjesëmarrje.













