Tiranë/ Operacioni policor “Duplicate”, prangoset 36-vjeçari për vjedhjen e një automjeti, tentoi t’i largohej policisë

Ditën e sotme është finalizuar operacioni i koduar “Duplicate”, pasi është vënë në pranga shtetasi i identifikuar si Drilon Çuni, 36 vjeç, për thyerje të masës së “arrestit në shtëpi”.
36-vjeçari ishte nën masën e “arrestit në shtëpi” për kryerjen e veprës penale “vjedhja”. Çupi ka vjedhur një makinë dhe ka tentuar t’i largohet policisë gjatë përndjekjes nga blutë.
Bëhet me dije se automjeti është vjedhur në rrugën “Siri Kodra”, nga ku më pas uniformat blu i kanë bërë me shenjë shtetasit të ndalonte.
Drilon Çuni nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe vijuar qarkullimin me shpejtësi.
Ndërkaq, blutë janë vënë në ndjekje të 36-vjeçarit deri në aksin rrugor “Rinas-Tiranë”. Nga ku më pas Çupi ka braktisur automjetin dhe ka tentuar t’i largohet policisë, por uniformat blu ka arritur ta arrestoj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.




