Aktualitet

Bamir Topi rikthehet në PD? Ja detajet që e konfirmojnë

Një lajm jo i zakonshëm është bërë publik pa momente më parë. Mësohet se Bamir Topi mund të rikthehet në PD dhe kjo nga takimet që partia e tij ka patur me zyrtarë të Partisë Demokratike.

Këtë lajm e bëjnë publike burime të brendshme për “News 24” që theksojnë se ka patur disa takime të rëndësishme dhe ka sinjale për arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve, PD dhe FRD. Kujtojmë se Topi në zgjedhjet e 2015-ës ka qenë në koalicion me maxhorancës, por më pas ‘rrugët’ u ndanë, ndërsa tashmë duket se ish-presidenti do të bashkëpunojë me PD-në.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button