Aktualitet

Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat kthehen një orë pas!

Në 3 të mëngjesit, akrepat e orës do të kthehen një orë pas duke kthyer kështu orën dimërore, në vazhdën e ritualit të cilit, me hir e me pahir, i nënshtrohemi dy herë në vit.

Pak vjet më parë, Komisioni Europian propozoi një ndryshim ligjor që do t’i jepte fund të ndryshimit të orës mes verës dhe dimrit. Në media, nisma u përshkrua asokohe si një mundësi e rralle që perralla e verës së zgjatur të bëhej realitet. Sondazhet treguan qartë se shumë europianë e konsideronin këtë një ide të mrekullueshme. 

“Bruksel, ki mëshirë” ishte një titull bombastik që tregonte gati lutje për të mos e ndryshuar më orën verore. Por organi ekzekutiv i BE-së ia la në dorë qeverive në mbarë bllokun për të rënë dakord nëse do të përdorin përgjithmonë kohën e verës apo atë të dimrit, dhe dakortësia nuk u gjend. Së fundi, ishte Maqedonia e Veriut që u tundua nga ideja e mosndryshimit të orës. Ministria e Ekonomisë u ngarkua të bënte të gjitha analizat e nevojshme për të parë nëse do të ishte e mundur kursimi i energjisë elektrike po te mbetej llogaritja verore. Megjithatë, qeveria ne Shkup vendosi të mbajë në fuqi sistemin aktual. Hulumtime të shumta kanë bërë të qartë se  ndryshimi i orës në ritmin brenda gjashtë muajve nuk rezulton në fakt në atë që premton.

Kursimi i energjisë, sipas Komisionit të BE-së është minimal. Në vend të kësaj, kjo ndërhyrje influencon në bioritmin e qytetarëve duke shkaktuar rregullisht shqetësime në gjumë, acarim dhe probleme me përqendrimin.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button