Aktualitet

Veliaj i përgjigjet Këlliçit: Transport falas vetëm po ta lërë Tiranën zhul dhe…

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ironizuar premtimet e kundërsharit të tij në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi, për transport falas në kryeqytet.

Gajtë prezantimit të planit për pastrimin e qytetit, Veliaj i konsideroi këto premtime si të pa reallizueshme.

 “I kam dëgjuar të pestë kandidatët, në një mënyrë apo një tjetër të gjithë thonë se çdo gjë do bëhet pa lekë. Është shumë kollaj ta thuash sot këtë. Por, kur e kishin ata detyrën për të pastruar qytetin, në ato 4 vitet e gjumit, nuk kishin paguar as sigurimet shoqërore për punonjësit e pastrimit. Një mënyrë për t’i bërë të gjitha falas është të mos paguajë rrogat, të mos paguajë sigurimet shoqërore, të mos paguajë sigurimet shëndetësore, ta lerë Tiranën zhul, ta bëjë çdo gjë falas, hidhi plehrat gjithandej. Por, në fund na e lanë ne faturën, se dikush duhet t’i paguajnë këto”, tha Veliaj. Veliaj foli edhe për planin  5-vjecar të pastrimit të qytetit, duke sjellë si risi  futjen nëntokë, nëntokë e të gjithë kontenierëve të mbetjeve në zonën përreth qendrës.

Disa nga kontenierët, që janë me kapacitet deri 3800 litra, do të shkojnë në 5 mijë litra, dhe do jenë risia që duam ta zgjerojmë nga qendra e Tiranës deri në periferi, për t’u siguruar që sa më shumë mbetje të jenë nëntokë, edhe për efekt të higjienës dhe erës, edhe për ta bërë punën më të lehtë për të gjithë ata që punojnë me pastrimin”, shtoi Veliaj.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button