Aktualitet

Ambasada e SHBA: Këshilltarët e Ushtrisë Amerikane mbështesin Forcat Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

Ambasada e SHBA në Tiranë thotë se me fillimin e sezonit veror, këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të rrisin kapacitetet e tyre për reagimin ndaj zjarreve, duke organizuar trajnime të specializuara që përfshijnë edhe përdorimin e teknikës së fikjes ajrore me “Bambi buckets”.

“Stërvitjet po zhvillohen në Bazën Ajrore të Farkës dhe theksojnë bashkëpunimin e ngushtë mes forcave ushtarake të Shqipërisë dhe SHBA-së. Ky bashkëpunim synon të forcojë gatishmërinë rajonale për situata emergjente dhe të përmirësojë koordinimin në luftën kundër zjarreve”, thotë ambasada.

Ambasada Amerikane në Tiranë vlerëson rëndësinë e këtij bashkëpunimi që synon mbrojtjen e komuniteteve dhe natyrës në Shqipëri dhe rajon.

Reagimi i ambasades

Sezoni veror ka filluar – këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të arrijnë potencialin e tyre maksimal përmes trajnimeve të specializuara për reagimin ndaj zjarreve, përfshirë edhe fikjen ajrore të zjarreve me “Bambi buckets.” Stërvitjet në Bazën Ajrore të Farkës theksojnë bashkëpunimin gjithnjë në rritje midis ushtrisë amerikane dhe shqiptare për të forcuar gatishmërinë rajonale ndaj situatave të krizës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button