Aktualitet

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Kryeministri i vetëm që krijon sipërmarrje personale!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se Rama është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë që krijon sipërmarrje personale me 420 mln euro të grabitura taksapaguesve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit për djegësat.Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore, antikushtetuese është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuziv që nuk njeh normë, standard moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij, luksin e tij, pushtetin e tij.Edi Rama është sot kryeministri i vetëm në Europë dhe në botë që krijon sipërmarrje personale me 420 mln euro të grabitura taksapaguesve shqiptarë sipas kontratave që ka firmosur në kundërshtim me ligjet e vendit për djegësat. Sipërmarrja e Edi Ramës e djegësave Tiranë, Fier, Elbasan, është sipërmarrja e vetme në Europë me imunitet të plotë, në të cilin formalisht shpallen në kërkim menaxherë dhe administratorë të kësaj ndërmarrjeje, por faktikisht ndonëse të gjitha objekt krimi nuk konfiskohet asgjë, ata shëtisin të lirë, madje kanë filluar presionin për t’u çliruar nga akuzat”, u shpreh Berisha.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button