Aktualitet

Rritet bilanci i viktimave, tejkalohet shifra 40 mijë

Është rritur në mënyrë të frikshme bilanci i viktimave nga tërmeti që shkatërroi Turqinë dhe Sirinë. Nga të dhënat e përditësuara paraditen e sotme mësohet se janë të paktën 40.943 të vdekur, nga të cilët në Turqi janë të paktën 31,643.

Këtyre iu shtohet numri i rreth 9300 viktimave në Siri të njoftuar dje nga menaxheri rajonal i emergjencave të OBSH-së, Rick Brennan.

Ky i fundit i cituar nga SkyNews, tha se rreth 4,800 njerëz në vend kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe 4,500 të tjerë kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga rebelët.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button