Atë që nuk e bëri dot dora e njeriut e bën natyra/ Shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në Kukës, fillon shiu dhe breshëri. “Shpëton” edhe Llogaraja

Merr fund lufta me flakët në Kukës. Natyra “shpëton” veten e saj, shiu ka shuar këtë pasdite të gjitha vatrat e zjarrit në të cilat po luftohej edhe me ndërhyrje nga ajri.
Prej më shumë se një jave në flakë në Kukës janë djegur shumë pyje dhe bimë, ndërsa tymi toksik prej ditësh kishte mbuluar zonën, ku pavarësisht ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka vatrat e zjarrit tepër agresive u shuan vetëm nga shiu. Vatrat më problematike të ditëve të fundit kanë qenë Laku i Thive, Maja e Rrunës, Qafën e Mollave, dhe Malziu në Mirditë.
Që prej gati 1 jave, flakë në bjeshkët e Malziu dhe në Majën e Rrunës kanë djegur gati 2000 hektarëve tokë me pyje e bimësi. Për shkak të erës së fortë, temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë flakët vunë në rrezik edhe zonën administrative të Pukës.
Betejën me flakët e ka fituar edhe Llogaraja e Karaburuni. Edhe në bashkinë Tropojë kemi dy vatra zjarri aktive, në pyje të fshatit Betoshë, Lekbibaj dhe vatra tjetër afër fshatit Dragobi, Margegaj, ku janë angazhuar 6 punonjës të pyjores ,5 punonjës të AZM, 4 punonjës të NjA Margegaj dhe 10 forca nga komuniteti i zonës për shuarjen e flakëve.




