Aktualitet

Aksidenti në Shkopet/ Dy të lënduar rëndë, pasi mjeti doli nga rruga dhe përfundoi afër liqenit

Një tjetër aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Burrel-Skuraj, me pasojë dy të plagosur rëndë.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm  në vendin e quajtur “Vablini” ku makina ka dalë disa metra nga rruga deri në afërsi të liqenit të Shkopetit.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Laçit të cilët po marrin ndihmë mjekësore ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë mendohet se shkak i aksidentit është lagështira në rrugë si pasoje e reshjeve të shiut.

Ndërkohë dy aksidente të tjera kanë ndodhur mëngjesin e kësaj të diele, një në Korçë dhe një në Fier.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button