Aktualitet

Apeli nuk ja heq Berishës “dekoratën” amerikane “non grata

Nga Xhovani Shyti

Pas uljes së perdes së Kuvendit të “Rithemelimit” ka një entuziasëm të pakuptimtë ndërmjet berishistëve që duke qenë në jerm dhe jo me këmbë në tokë besojnë se kanë pushtuar politikën e të djathtës konservatore. Me Sali Berishën prijësues grigja që e nisi “rithemelimin” e PD-së me “foltoret” dhe e mbylli me Kuvendin e zgjedhjen e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar paralel, jo vetëm e quan këtë një “arritje historike”, por përpiqet ti mbush mëndjen vetes së në zgjedhjet më të para do të përmbysë nga pushteti   Edi Ramën.

“Vetëm Saliu e shporr Edi Rama nga qeverisja. S’ka të dytë veç Berishës. As Luli, as Enkelejdi…Të gjithë janë të shitur tek Edi Rama, kanë bërë marrëveshje të heshtur dhe përfitojnë…”. Janë frazat më të përmendura në ambientet publike të frekuentuara nga foltoristët, ku ende vijon jehona entuziaste e Kuvendit, që, ndërsa ka rikthyer në qiellin e politikës së pushtimit me forcë profesorin e kësaj rrugë, pra Sali Berishën, e dalë jashtë ndëshkimit ligjor prej tre dekadash, nuk ka llogaritur se ka një element që mund ta shembë gjithë këtë mur entuziami foltoristësh me vetëm një lëvizje. Me heqjen e tullës së fundit.

Një element ky i njëjtë me atë që stimuloi sipërmarrjen berishiste të foltoreve, që e bëri pensionistin Berisha të hedh tej jorganin e apatisë moshore dhe të vihet në krye të aksionit për çlirimin e PD-së historike nga Lulzim Basha, i vendosur me bekimin e tij, asgjesimin e PD-së ligjore dhe “rithemelimin” e Partisë, fillimisht antiligjore, por të ligjëruar nga një vendim gjykate i komentuar prej juristëve si antiligjor por që duhet respektuar deri në rishqyrtimin e çështjes  nga  Gjykata superior e Apelit.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të kryeqytetit është akti që ligjëroi gjithë këtë katrahurë: aksionin “rithemelues” të Sali Berishës dhe zhvillimet e mëpasme, që nga foltoret deri tek mbajtja e Kuvendit të Parë të Rithemelimit, të cilat nëse nuk do të ishte ky vendim në favor do të përbënin shkelje të rendë të ligjit dhe rendit publik. Duke sjellë pasoja ndëshkimi për sipërmarrësit e prijësuar nga Berisha.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë e motivoi dhe e mbrojti ligjërisht recidivistin Berisha dhe çetën e tij në ndërmarrjen e tyre anarkiste, por jo pa afat. Ky vendim është i përcaktuar dhe i vlefshëm brenda një caku kohor, që nis nga dhenia e tij prej gjyqtarit Agron Zhukri deri në shqyrtimin prej Gjykatës së Apelit, vendimi i të cilës do të përcaktojë edhe fatin e arritjeve të gjeratëhershme të lëvizjes foltoriste, madje dhe të vetë Berishës së shpallur “non grata” e që gjithsa po e gatuan për ta përdorur si mburojë për interesin e vet e familjes së shpallur të padëshiruar nga SHBA-të.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button