Aktualitet

Kujt i besojnë më shumë shqiptarët Ramës, Berishës, Shehajt apo Lapajt? Ja shifrat e sondazhit të “Notosondaggi”

Një tjetër pyetje domethënëse e sondazhit të realizuar nga News24 në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane Notosondaggi të ekspertit Antonio Noto, ka qenë ajo për nivelin e besimit tek liderët politikë.

Edi Rama, 18% e të anketuarve shprehen se kanë “shumë” besim, ndërsa 24% janë shprehur se besojnë “mjaftueshëm”. Në total, “shumë+mjaftueshëm”, pëlqyeshmëria për Edi Ramën shkon në 42%. 17% kanë “pak” besim te Edi Rama dhe 35% “aspak”.

Te Sali Berisha kanë “shumë” besim 17% e të anketuarve dhe po 17% janë shprehur “mjaftueshëm” për liderin demokrat. Në tërësi tek kryedemokrati kanë besim 34%. 15% kanë “pak” besim dhe 45% “aspak”

Te Agron Shehaj besojnë “shumë” 4% dhe “mjaftueshëm” 17%. 30% “pak” dhe 39% “aspak”. “Nuk e di” janë përgjigjur 10%.

Sa i takon Adriatik Lapajt, 2% e të anketuarve kanë “shumë” besim tek ai, 12% “mjaftueshëm”, 24% “pak”, 49% “aspak” dhe 13% janë përgjigjur “Nuk e di”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button