Aktualitet
Presidenti cakton datën për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe 5 bashki të tjera

Presidenti Bajram Begaj ka vendosur të dekretojë këtë të mërkurë datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme vendore në Tiranë, si dhe në pesë bashki të tjera të vendit, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik
Zgjedhjet vijnë pas dorëheqjeve dhe zhvillimeve të fundit politike në këto bashki, duke i hapur rrugë procesit për zgjedhjen e drejtuesve të rinj vendorë.
Përsa i përket Bashkisë Tiranë, ka një debat në lidhje me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve të parakohshme. Kjo pasi Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, i marrë nga Këshilli i Ministrave me 25 shtator.




