Deklarata shokuese dhe ndjesa e Xhela Mziut, reagon kryeministri Rama: Kur vjen në pushtet duke vrarë…

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjete sociale ndaj kandidatit të PD në Dibër, Xhelal Mziut. Ky i fundit bëri një deklaratë shokuese ku më pas u pendua dhe kërkoi falje.
Edhe pse ndjesa e Mziut u pranua nga vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim, Rama nuk e bën një akt të tillë, dhe thotë se demokrati është subjekt i drejtësisë me deklaratën e tij.
Kryeministri Rama në Facebook:
Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale, ndërsa kjo soj politike duhet të jetë subjekt i drejtësisë popullore në 25 prill! Kush vjen në pushtet duke vrarë, dhunuar e kërcënuar edhe pushtetin e ushtron duke vrarë, dhunuar e kërcënuar!
Populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur për të sjellë ndryshimin së prapthi në Shqipëri, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht! Në 25 prill votohet për fëmijët që s’kanë të drejtë vote, por që asnjë borxh nuk u kanë prindërve të tyre kthimin e reve të zeza të së shkuarës mbi kokat e tyre!
Shqiptarë e shqiptare kudo që jeni! Tregojeni me votën tuaj, forcën e madhe të karakterit që Shqipëria kërkon sot prej të gjithë ne, në rrugën drejt majës ku duhet të vazhdojmë të ngjitemi, për ta bërë Shqipërinë zonjën që Zoti deshi, kur i fali bujarisht bukuritë e saj përrallore




