Ish-kreu i Gardës, flet për “21 janarin”: Si u qëllua me blindshpues dritarja e zyrës së kryeministrit!

sh-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, ka folur për herë të parë lidhur me protestën e 21-janarit të vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 persona.
Në detyrën e komandantit të Gardës, Prendi ka qenë një prej personave të akuzuar për njërën prej vrasjeve të kryera në protestën e 21 janarit.
Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Prendi tha se në momentin që është goditur me automjet godina e kryeministrisë, Garda ka qenë pa mbrojtjen e policisë.
Gjithashtu ai tha se nga piramida, ku ndodheshin protestuesit, është qëlluar me armë zjarri, ndërsa pohoi se dritarja e zyrës së ish-kryeministrit Berisha është qëlluar me plumb blindshpues, duke qenë se ishte një dritare e blinduar.
Garda e Republikës ka hapur zjarr dhe njëri prej anëtarëve të Njësisë Speciale ka thënë që urdhri ka ardhur në radio për të hapur zjarr, kush e ka dhënë këtë urdhër?
Nëse e keni fjalën për zotin Malaj, ai meqë e ka thënë që ka dëgjuar se dikush i ka dhënë urdhër për hapjen e zjarrit, është mirë që të thotë edhe emrin kush ka qenë.
Kush e jep komandën për të hapur zjarr?
Komandën e jep ligji për Gardën e Republikës, neni 25 i saj për përdorimin e armës së zjarrit.
Të 3 personat kanë hapur zjarr njëkohësit, sipas gazetarit Artan Hoxha gjë që lë të kuptohet që ishte e komanduar.
Unë kam shumë respekt për gazetarët, por analiza e tyre është e pasaktë, sepse nuk e njohin Gardën dhe nuk i dinë deyrat e saj. Në momentin që Garda është goditur nga një mjet tip ”Benz” dhe nëse nuk do të funksiononte ura anti-terror, e cila u dogj qëllimisht nga protestuesit, efektivët e Gardës do të ishin të shtypur nga automjeti dhe kjo do të ishte tragjedi. Mbasi demostruesit shpërthyen derën e kryeministrisë e cila ishte e lidhur me zinxhirë, efektivët ishin nën zjarrin e shisheve molotov, pasi dogjën vendrojën, atëherë Garda e Republikës ka hapur zjarr vetëm në ajër.
Më momentin që automjeti ka goditur derën e kryeministrisë nuk ka ndërhyrë Garda.
Mund ta sqaroj dhe këtë fakt, në momentin që ne kemi qenë pa mbrojtjen e policisë… I kemi kërkuar policisë të kapë zonën e saj për të shpërndarë protestuesit, ata janë shprehur se nuk mund të futen dot, sepse nuk kishin pajisjet e duhura dhe kishin shumë efektivë të lënduar. Prej kësaj, efektivët e Gardës, kanë ruajtur pozicionin e tyre, kanë njoftuar protestuesit me megafon të mos hyni në kryeministri dhe më pas është hapur zjarr.
A duhet të qëllonte Garda sipas jush, sot 10 vite më pas, të njëjtën bindje keni?
Para se të fillonte zjarri, unë isha brenda në kryeministri, dhe dola tek shkallët, aty pashë një breshëri gurësh nga piramida dhe nga demostruesit, nga maja e piramidës kam parë të hapet zjarr.
Më çfarë armë?
Atë nuk e di, koha ishte afër muzgut
Ishte dhe një pretendim tjetër, që dritarja e kryeministrit ishte e goditur me plumb?
Doja të vazhdoja pak këtë dhe rikthehem dhe aty. Në momentin që unë kam kthyer kokën majtas, pashë derën e Kryeministrisë të shkatërruar, instiktivisht kam shkuar drejt zonës së nxehtë. Për habinë time ish-komandanti i Gardës ishte mes protestuesve. I kam kërkuar me zë të lartë të dalë jashtë, sepse po shkelte rregullat. Jam qëlluar me molotov dhe kam dalluar ish-komandantin e Njësisë Speciale, i cili ka qenë mbi 20 vite komandant i kësaj njësie.
Një sulmi me gur mund t’i kthehesh me plumba?
Garda ka qenë mbi 5 orë në një sulm të vazhdueshëm me goditje vdekjeprurëse gurësh, nëse s’do kishim pajisje, mes Gardës do kishte viktima. Ka pasur goditje me shishe molotov, kishim informacione që në turmë ka njerëz të armatosur dhe do të hapej zjarr. Më pas është tentuar nga njerëzit në demostratë të hidhet lënë eksplozive drejt Gardës së Republikës.
Ku ishte lënda eksplozive, nuk kemi parë…molotov?
Jo, jo lëndë ekspolozive ushtarake. Një nga demostruesit, madje ishte femër, e ka ndaluar demostruesin tjetër për ta hedhur. Kemi pasur goditje të dritares së kryeministrit.
Për dritaren e kryeministrit e keni marr vesh të nesërmen?
Jo, unë e kam marr vesh atë ditë…është e vështirë të qëllosh dritaren e punës së kryeministrit, sepse është e blinduar. Kjo lloj goditje dyshohet se është qëlluar me plumb blindshpues. Kjo dritare i ka kaluar Prokurorisë për hetim dhe nuk ka pasur asnjë hetim.
Jeni i bindur që ka qenë me plumb blindshpuesh?
Në dyshimin tim si specialist, ajo është goditur me plum blindshpues… Qendrueshmëria e forcave të Gardës ka bërë të mundur që avancimi të mos përparonte. Si rezultat i kësaj pengese demostruesit janë detyruar të sulmojnë me mjet për të na shtypur dhe të avancojnë brenda. I ndodhur në krah të një gardisti, i cili kishte marrë pozicionin për të qëlluar ndaj shoferit të automjetit, instikitvisht i kam vënë dorën mbi sup dhe i kam thënë mos. Nëse do qëllohej mbi automjet, do kishte shumë të lënduar. Në atë moment kemi menduar se mos ndoshta mjeti do të jetë i mbushur me eksploziv dhe shpërthimi do të ishte katastrofë.




