Goditen nga orteku i borës në veri të vendit, makina e doktorit dhe infermierit përfundon disa metra poshtë rrugës

Ata po udhëtonin drejt Vermoshi, kur në vendin e quajtur “Gropa e Selcës” janë goditur nga një ortek.
Doktori Ardjan Kellici dhe infermieri Zek Tataj, të qendrës shëndetësore në Tamarë të Kelmendit, në Malësinë e Madhe, rrezikuan jetën gjatë ditës se sotme.
Fuoristrada me të cilën ata udhëtonin përfundoi disa metër poshtë rrugës. Mjeku, infermieri e drejtuesi i automjetit Pëllumb Mitaj, kanë marrë disa plagë por fatmirësisht pas ndihmës mjekësore janë jashtë rrezikut për jetën.
Pasi janë njoftuar, kanë ndërhyrë banorët e zonës duke i nxjerre nga fuoristrada e rrezuar dhe i kanë dërguar për nw spitalin e Shkodrës.
Moti i keq ka përfshirë të gjithë zonën e Kelmendit, me reshje dëborë dhe ere të fortë dhe për pasoje zonat e Vermoshit dhe Lepushës kanë probleme me lëvizjen e automjeteve dhe furnizimin me energji elektrike.




