Aktualitet

Ministri i Drejtësisë kundër “kafazit” në sallat e gjyqeve: Prek prezumimin e pafajësisë dhe dinjitetin njerëzor

Ministri i Drejtësisë është shprehur kundër përdorimit të të ashtuquajturit “kafaz” në sallat e gjykimeve, duke theksuar se standardet europiane kërkojnë balancë mes sigurisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Toni Gogu tha sot se debati mbi organizimin e sigurisë në sallat e gjyqit duhet trajtuar me maturi dhe seriozitet, pasi bëhet fjalë për një çështje që prek jo vetëm rendin dhe sigurinë, por edhe dinjitetin njerëzor dhe prezumimin e pafajësisë.

“Standardi europian kërkon një ekuilibër të kujdesshëm midis sigurisë së procesit, dinjitetit njerëzor, prezumimit të pafajësisë dhe mbrojtjes së rendit në sallën e gjyqit”, u shpreh ai.

Sipas ministrit, gjykatat që trajtojnë krimin e organizuar apo çështje me rrezikshmëri të lartë kanë nevoja reale për masa sigurie, por këto masa duhet të jenë proporcionale dhe në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.

“Europa nuk kërkon dobësim të sigurisë. Kërkon profesionalizëm në administrimin e saj”, deklaroi Gogu, duke shtuar se Shqipëria duhet të ecë drejt një drejtësie serioze, moderne dhe europiane, larg “spektaklit procedural”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button