Aktualitet

Dyshohet se ka lidhje me zhdukjen e dy shokëve, kjo është fuoristrada e blinduar që është sekuestruar në Sarandë

Makina që shikoni në foto, një fuoristradë e blinduar e llojit “Jeep Grand Cherokee”, është sekuestruar nga Policia e Sarandë pasi dyshohet se ka lidhje me personat që kanë rrëmbyer dhe më pas zhdukur Leonard Thodhorin dhe Fatmir Sulovarin.

Fuoristrada me xhama të zinj dhe targa greke BOO – 9195, është zbuluar në një plantacion manderinash në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, Operacionalja, grupet e FNSH dhe RENEA janë duke kërkuar ditët e fundit në disa zona në jug të vendit, pasi dyshohet se Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë.

Këta shtetas rezultojnë të jenë zhdukur më datë 6 prill 2023 dhe dy ditë më pas, familjarët kanë bërë denoncim në polici. Kërkimet janë duke u zhvilluar nga deti dhe toka, ndërsa deri tani pavarësisht detajeve të shumta dhe sekuestrimit të disa makinave, ende nuk ka të arrestuar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button