Aktualitet

Turistët italianë u larguan pa paguar në restorant, Meloni porosit ambasadorin: Llogarinë do e paguajmë ne

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni gjatë qëndrimit disa ditor në bregdetin shqiptar me ftesë të kryeministrit Edi Rama mësoi edhe një lajm jo aq të mirë.

Ajo u informua për incidentin e ndodhur në një prej restoranteve ne Berat, ku disa turistë italianë u larguan pa paguar darkën.

Mësohet se ajo kontaktoi me ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci që të paguante llogarinë e darkës së turistëve.

Ky rast u bë publik edhe në mediat italiane, të cilët shkruanin se darka kishte kushtuar 80 euro.

Top Channel bëri publik pamjet pak ditë më parë, të cilat faqja në rrjete sociale e restorantit i kishte publikuar, ndërsa turistët dukeshin që largoheshin fshehu

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button