Aktualitet

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rruga drejt Thethit do të vijojë të qëndrojë e mbyllur për shkak të reshjeve të dëborës dhe rrezikut nga ortekët.

Sipas njoftimit, ndërhyrja me mjete të rënda krijon tronditje dhe shkakton rrëshqitje të shtresave të dëborës. ARRSH vijon apelin e bërë më herët gjatë së dielës për shmangien e këtij aksi.

“Si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe rrezikut të lartë të ortekëve rruga drejt Thethit do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur.

Kontraktori i mirëmbajtjes është në terren, po monitoron nga afër situatën, por ndërhyrja me mjete të rënda krijon tronditje dhe aktivizon rrëshqitjen e shtresës së dëborës në masë.

Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj u bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe vizitorëve që të shmangin çdo lëvizje në këtë segment rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe stabilizimin e situatës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të njoftojë menjëherë sapo rruga të jetë e sigurt për qarkullim”, thuhet në njoftim.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button