Aktualitet

Mësuesit në protestë: Nëse mund t’a lexosh këtë falëndero një mësues

Sot shënohet 1 Maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve, ditë e cila ka si qëllim të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.  Në këtë ditë, mësuesit janë mbledhur në qendër të Tiranës teksa kanë zgjedhur të protestojnë.

Ata kanë nisur një marshim paqësor drejt Ministrisë së Arsimit me banderola dhe parulla të protestojnë në këtë ditë që simbolizon më shumë të drejta. Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Federata e Sindikatave të Arsimit ka zgjedhur që në ditën e punëtorëve të dalin në protestë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button