Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në Vlorë, hidhet në erë një makinë

Një shpërthim i fortë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Shpërthimi sipas raportimeve ka qenë shumë i fortë dhe ka ndodhur pranë zonës së Kuzum Babasë, ku i është vendosur tritol një makine me targa AA151MJ. 

Mësohet se eksplozivi i është vendosur një makine të parkuar pas ambulancës së qytetit të Vlorës.

Policia është nisur për në vendin e ngjarjes, ndërkohë që mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button