Aktualitet

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Rruga në aksin Qafë Thore-Theth është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike, duke detyruar autoritetet të ndalojnë qarkullimin e mjeteve për arsye sigurie.

Sipas njoftimit të Autoriteti Rrugor Shqiptar, pavarësisht ndërhyrjes me frezat e pastrimit, puna për hapjen e rrugës është bërë e pamundur pasi ortekët janë ende aktivë dhe paraqesin rrezik për punëtorët dhe mjetet.

Për këtë arsye, qarkullimi i trafikut në zonën e Qafë Thores është ndaluar deri në uljen e aktivitetit të reshjeve dhe ndërprerjen e rënies së ortekëve.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button