Aktualitet

Stuhitë po zbresin nga veriu: Ja zonat ku nuk do të ndalet shiu për gjatë gjithë ditës së nesërme

Territori Shqiptar do të vijojë nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent pothuajse gjatë gjithë 24–orëshit.

Më të dendura në veriperëndim dhe jugperëndim duke bërë që rrebeshet të shoqërohen me stuhi te forta ere dhe shkarkesa elektrike.

Parashikohet që shirat të mbeten prezent deri vonë në mbrëmje ku pritet ndërprerje e përkohshme e tyre.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten të mëngjesit por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button