Aktualitet

Veliaj: Solidaritet me Top Channel, ngushëllime familjes së të ndjerit; Mbështetje agjencive ligjzbatuese për zbardhjen e ngjarjes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar sulmin mbi Top Channel. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se sot të gjithë janë solidarë me Top Channel, pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë.

Në mesazhin e tij, Veliaj i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kërkon organeve ligjzbatuese që të zbardhin të vërtetën.

“Sot jemi të gjithë solidarë me Top Channel, pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë.

Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe mbështetje agjencive ligjzbatuese për zbardhjen sa më parë të ngjarjes”, thekson Veliaj VoraNEWS

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button