Aktualitet

“Më goditi me grusht”, Halit Valteri kallëzon Tedi Blushin në polici, këshilltari i PL-së pasi u mor në pyetje: U provokova, mori përgjigjen e merituar

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak për këtë sezon është shoqëruar me debate të ashpra, i cili degradoi në përplasje fizike mes këshilltarit socialist Halit Valteri  dhe atij të PL, Tedi Blushit.

Të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Këshilltari socialist, Halit Valteri ka depozituar një kallëzim në polici, ku pretendon se është goditur me grusht dhe objekte nga Tedi Blushi.

Erdha për të dhënë sqarim për këtë ngjarje të shëmtuar për këtë provokim që m’u bë në Këshillin Bashkiak, ku rrugaçëria dhe dhuna e narkoshtetit mori përgjigjen e merituar, siç e mori në dyert e komisariatit dhe në çdo strofull të krimit , me këtë regjim ka zero tolerancë”, tha Tedi Blushi pasi doli nga komisariati.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button