Aktualitet
Vaksina ruse gati, Putin jep urdhër: Javën e ardhshme të nisë vaksinimi i popullatës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëruar fillimin e vaksinimeve masive javën e ardhshme.
Rusia pretendon se ka vaksinën e saj dhe Putin kërkon që përmes vaksinimit të popullatës, të ulet përhapja e pandemisë në vendin e tij.
Rusia ka filluar prodhimin e Sputnik-V dhe është në proces të testimit të një vaksine të dytë kundër koronavirusit, EpiVaCorona.
Mjekët dhe mësuesit do të vaksinohen të parët, sipas planit të qeverisë.
Industria farmaceutike ruse është e gatshme për një vaksinim në shkallë të gjerë, pasi dozat e vaksinës novatore Sputnik V kanë arritur tashmë dy milionë në ditët e ardhshme, tha Putin në një konferencë shtypi të mërkurën.
Nga vendet e BE-së, vetëm Hungaria ka porositur deri tani vaksinën ruse.




