Aktualitet

Aktivitet për Tetori rozë/Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana: Mesazhe sensibilizuese nga gratë e Shijakut.

Aktivitet për Tetori rozë/Kryebashkiaku Arbana: Mesazhe sensibilizuese nga gratë e Shijakut.

Gratë dhe vajzat e qytetit të Shijakut iu bashkuan sot fushatës së ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit.

Nën kujdesin e kryetarit të bashkisë Shijak, Elton Arbana dhe drejtoreshës së NjVKSh Durrës, Aurora Hyka si dhe të drejtoreshës së Qëndrës Shëndetësore Shijak, Jonida Çeliku dhe me praninë mbështetëse të Bashkisë Shijak u organizua një takim i ngrohtë sensibilizues në kuadër të tetorit rozë.

Z.Arbana shprehet se për të patur një jetë sa më të shëndetshme duhet të kemi kujdes për shëndetin, pjesë e të cilit është është kontrolli i rregullt mjekësor.

Përmes simbolit të fjongos rozë u përcollën mesazhe ndërgjegjësuese dhe inkurajuese për të realizuar ekzaminim të gjirit dhe kryerjen e kontrolleve të rregullta.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button