Aktualitet

Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, arrestohet një 20-vjeçar shqiptar si autor i dyshuar

Autori i dyshuar i vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u qëllua për vdekje në orët e para të mëngjesit në Montecalvoli, në provincën e Pizës, është arrestuar në Arezzo, bëjnë me dije mediat italiane.

Sipas raportimeve, autori është një 20-vjeçar shqiptar dhe u ndalua në orët e pasdites në një autostradë, duke shkuar drejt Romës.

Autoritetet e identifikuan shpejt autorin falë kamerave të sigurisë publike dhe private në zonë dhe targave të të automjetit me të cilin ai udhëtonte, një Range Rover gri.

Sipas raportimeve, 25-vjeçari Kevin Muharremi dhe dy miq po ktheheshin në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar në një klub në Montopoli Valdarno, ku, sipas dëshmitarëve, shpërtheu një grindje. Më pas, gjatë rrugës për në shtëpi, ndodhi sulmi me armë zjarri.

Një makinë u ndal pranë asaj që ishte Muharremi, i cili ishte ulur në sediljen e pasagjerit përpara. 25-vjeçari u godit disa herë dhe për pasojë humbi jetën në vendngjarje.

Hetuesit tani po hetojnë nëse incidenti brenda klubit mund të lidhet me vrasjen. Muharremi jetonte në Fucecchio (Firence) dhe punonte në një lavazh makinash lokal.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button