Aktualitet

Një vajzë plagoset me armë zjarri në një hotel në Sauk, transportohet në spital

Një vajzë është plagosur me armë zjarri në zonën e Sauku, ndërsa dyshohet se ka qenë së bashku me të dashurin e saj në një nga hotelet e zonës.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autori i sulmit ka ikur, duke e lënë të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, vajza ka dalë vetë nga dhoma e hotelit për të kërkuar ndihmë. Stafi i hotelit ndërhyri menjëherë dhe e transportoi atë drejt spitalit për trajtim mjekësor.Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button