Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, Begaj pret kryesuesin e misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot ambasadorin Lamberto Zannier, kryesues i misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet.

Biseda u fokusua në procesin zgjedhor të 11 majit, ndërsa u theksua rëndësia e zhvillimit të një procesi të drejtë, të lirë e të ndershëm.

Presidenti i Republikës u njoh me gjetjet e deritanishme të OSBE-ODIHR-it, ndërsa përgëzoi këtë mision që ka përfshirë në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri edhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Gjatë bisedës me ambasadorin Zannier, Kreu i Shtetit vlerësoi përfshirjen për herë të parë në histori të diasporës në votime, duke mundësuar shprehjen e vullnetit të lirë nëpërmjet votës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button