Aktualitet

Grumbullimi në Kavajë, Grida Duma: E pamundur t’i ndalësh, shpërndamë maska

Grida Duma ka komentuar grumbullimin e qytetarëve sot në Kavajë gjatë pritjes së bërë për kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Me qindra qytetarë kishin mbushur sheshin në qendër të Kavajës, ndërkohë që Policia e Shtetit bëri apel dhe paralajmëroi edhe për gjoba.

E ftuar në ABC News, Duma tha se është e pamundur që të ndalësh entuziazmin e qytetarëve të Kavajës. Ajo thekosi gjithashtu se kanë shpërndarë mbi një mijë maska.

“Është e pamundur të ndalosh entuziazmin në Kavajë. Është e pamundur ta shmangësh. Duhet të vish në Kavajë dhe ta kuptosh. Unë sapo kam zbritur nga selia e PD në Kavajë ishte një dukuri thirrjes. Ne morëm shumë kuti me maska dhe djemtë dhe vajzat kanë shpërndarë shumë maska. Janë shpërndarë mbi 1 mijë maska”, u shpreh Duma. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button